BallinaLajmeMiftaraj: Nëse Apeli e vërteton dënimin e sotëm, Manxhuka e Azemi shkojnë...

Miftaraj: Nëse Apeli e vërteton dënimin e sotëm, Manxhuka e Azemi shkojnë në burg për vuajtje të dënimit

Të ngjajshme

Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrata gati 1 milionëshe

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në...

Dugolli për partitë opozitare: Ka pasur jo sinqeritet, ende s’kanë interes për çështjen e Presidentit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të...

S’i duhej as kjo PSG-së, lëndohet edhe Doue

Po zhvillohet aktualisht ndeshja mes Liverpoolit dhe PSG-së. Ndeshje kjo...

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në rast e Gjykata e Apelit vërteton vendimin e sotëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e zëdhënësit të Qeverisë, Arlind Manxhuka, dhe të deputetit të VV-së, Egzon Azemi, atëherë të dy duhet të shkojnë në burg për vuajtje të dënimit.

“Është vendim i shkallës së parë dhe kanë drejtë ankese në Apel. Vetëm nëse Apeli e vërteton dënimin e shkallës së parë vendimi bëhet i plotfuqishëm dhe nënkupton fillimin e vuajtjes së dënimit”, ka thënë Miftaraj për Express.

Ai ka thënë se në këtë fazë ligji nuk parasheh që dy anëtarët e VV’së të shkojnë në vuajtje të dënimit.

Sa i përket deputetit Egzon Azemi, Miftaraj thotë se në momentin që bëhet i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës, për të njejtin ka pasoja juridike.

“E njëjta vlen edhe për mandatin e deputetit, vetëm pas plotëfuqishmërisë së dënimit ka pasoja juridike”, ka thënë Miftaraj.

Derisa për zëdhënësin e Qeverisë, Arlind Maxhukën, Miftaraj thotë se i mbetet në dorë Kurtit për të vendosur nëse e shkarkon apo vazhdon ta mbajë në zyrë.

Sot Gjykata Themelore e ka dënuar Arlind Manxhukën dhe Egzon Azemin me nga 1 vit e 6 muaj burg për pëhapje të përçarjes e mosdurimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz