Një moment interesant ndodhi në ndeshjen mes Chelseat dhe Manchester Cityt, pasi një tifoz u kap nga kamerat me një shishe uji me logon e Arsenalit në duar.
Protagonisti i kësaj situate, Tal Rehman, ka reaguar pas viralizimit të videos, duke treguar historinë interesante pas këtij momenti, shkruan Indeksonline
“Nuk e prisja të bëhesha viral. Kam marrë mbi 900 mesazhe. Jam mbajtës i abonimit sezonal për mbi 30 vite dhe madje e kam quajtur djalin tim Yaya,” u shpreh ai.
Manchester City fan Tal Rehman gives his take on the viral arsenal bottle incident… 👏🤣pic.twitter.com/kxDme8vAou
— No Context Prem (@NoContextEPL) April 13, 2026
Ai sqaroi gjithashtu se si kishte përfunduar me shishen e Arsenalit:
“E mora shishen vitin e kaluar nga fizioterapistët e Arsenalit. Ne ulemi pranë ekipit mysafir në stadiumin e Cityt. Djali im tha se kishte etje, kështu që thjesht pyeta nëse kishte mundësi për një shishe ujë. Ata na dhanë një dhe ne e mbajtëm.”
Pamjet u bënë virale për shkak të ironisë, pasi një tifoz i Manchester Cityt u pa me një produkt të një klubi rival si Arsenali. Megjithatë, siç shpjegon vetë Rehman, gjithçka ishte thjesht një rastësi dhe një kujtim i mbetur nga një moment i zakonshëm në stadium.
Kujtojmë që vikendin e ardhshëm, Manchester City e pret në “Etihad” Arsenalin dhe mund të jetë ndeshje që vulos titullin kampion në Premier League./Indeksonline/