Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i dorëzuar kriminelet para institucioneve të Kosovës.
Para mediave, pas homazheve te memoriali “Heroinat” në ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ajo tha se Serbia është bërë strehë e kriminelëve të luftës.
“Fajtorë janë kriminelët që i kanë kryer këto krime. U bëj thirrje partnerëve tanë ndërkombëtar që t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët para institucioneve të Kosovës. Serbia është bërë strehë e kriminelëve të luftës dhe aty që kryejnë krime në kohë të paqes”, deklaroi Haxhiu.