BallinaLajmeBllokada e porteve iraniane hyn në fuqi, SHBA: Topi është në fushën...

Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi, SHBA: Topi është në fushën e Tehranit

Të ngjajshme

Luana ‘trazon’ rrjetin, publikon foto ‘hot’ nga bregu i detit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të pëlqyera...

Hamasi refuzon çarmatimin e Gazës, bllokohen negociatat për fazën e dytë të paqes

Hamasi ka hedhur poshtë planin për çarmatimin e Gazës,...

Meloni pezullon marrëveshjen ushtarake mes Italisë dhe Izraelit

Italia ka pezulluar një marrëveshje mbrojtjeje me Izraelin për...

Filmi ‘‘DUA’’ përzgjidhet për në Kanë, premierën do ta ketë në Semaine de la Critique

Filmi ‘’DUA’’ i cili është bashkëprodhim i Kosovës, Francës...

Me bllokadën amerikane të porteve iraniane tashmë në zbatim, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrijnë një marrëveshje paqeje, zëvendëspresidenti JD Vance thotë se “topi është në fushën e Iranit” dhe se Teherani duhet të tregojë fleksibilitet ndaj kërkesave të Uashingtonit

Vance ka akuzuar Iranin për “terrorizëm ekonomik” për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit në një intervistë për “Fox News”.

Siç tregoi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, edhe ne mund të veprojmë njësoj,” tha ai. “Nëse iranianët do të përpiqen të angazhohen në terrorizëm ekonomik, ne do të zbatojmë parimin e thjeshtë se asnjë anije iraniane nuk do të dalë jashtë”, u shpreh ai.

“The New York Times” raporton se Irani ka propozuar pezullimin e aktivitetit të tij bërthamor për deri në pesë vjet, një ofertë që u refuzua nga SHBA, e cila këmbënguli për 20 vjet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të marrë pjesë në takimin e së martës mes ambasadorëve të Libanit dhe Izraelit në Uashington për të diskutuar konfliktin në Libanin jugor.

Ushtria izraelite thotë se një nga ushtarët e saj u vra gjatë luftimeve në Libanin jugor, ndërsa tre të tjerë u plagosën.  Çmimet e naftës ranë në tregtinë e hershme aziatike, pasi shpresat për bisedime të mëtejshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit zbutën shqetësimet për përshkallëzimin e luftës.

Një sondazh i ri nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit tregon një lodhje nga lufta në mesin e izraelitëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz