BallinaLajmeSekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Të ngjajshme

Pas reagimit në Kuvend, Musliu thotë se semaforët në Skenderaj janë vënë sërish në funksion

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka...

Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga Drenica

KF Llapi ka reaguar zyrtarisht pas humbjes minimale 1-0...

Afati kushtetues për presidentin në fund, analistët paralajmërojnë zgjedhje

Kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundimin e...

Socialdemokratët kundër Kurtit: Ish deputeti Krasniqi premton përmbysje të “pushtetit keqbërës”

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, lidhur me fitoren e...

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar sot në Ferizaj, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me përfshirjen e prokurorit të rastit, kryeprokurorit të PSRK-së, hetuesve policorë dhe njësive përkatëse të policisë.

Operacioni vjen si rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në posedim dhe shitblerje të substancave narkotike. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plot:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz