Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se semaforët në Skenderaj, të cilët kishin qenë jashtë funksionit për vite me radhë, tashmë janë rikthyer në punë.
Ajo kishte ngritur këtë shqetësim në seancën e fundit të Kuvendit, duke theksuar se, ndonëse për disa mund të dukej një çështje e vogël, për qytetarët përbënte problem serioz që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë në komunikacion. Sipas saj, gjatë seancës pati edhe tallje nga disa deputetë të pushtetit, por zhvillimet e fundit dëshmojnë të kundërtën.
Musliu bëri të ditur se ka pranuar njoftime nga qytetarët se semaforët janë funksionalë, duke përmirësuar kështu qarkullimin dhe sigurinë rrugore në qytet.
Ajo falënderoi qytetarët e Skenderajt për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se zëri i tyre është arsyeja pse këto çështje duhet të adresohen pa u nënvlerësuar.
“Siguria në komunikacion nuk është çështje për tallje, është përgjegjësi,” theksoi Musliu, duke shtuar se do të vazhdojë të ngrejë çdo shqetësim që prek jetën e përditshme të qytetarëve, pa kompromis.
Postimi i plotë:
Ndonjëherë, çështjet që duken “të vogla” për dikë, janë shumë të mëdha për qytetarët.
Në seancën e fundit ngrita shqetësimin për mosfunksionimin me vite te semaforëve në Skenderaj. Atë ditë pati edhe tallje nga disa deputetë të pushtetit por sot, realiteti flet vetë, qytetaret me njoftojne se semaforët janë rikthyer në funksion.
Faleminderit qytetarëve të Skenderajt për besimin dhe për mesazhet mbështetëse. Zëri juaj është arsyeja pse këto çështje duhet të adresohen, pa u nënvlerësuar asnjëherë.
Siguria në komunikacion nuk është çështje për tallje, është përgjegjësi.
Do të vazhdoj të ngre çdo shqetësim që prek jetën e përditshme të qytetarëve, pa kompromis.