Federata e Futbollit e Kosovës ka postuar një video në rrjetet sociale, para ndeshjes së madhe finale të “play-offit” ndaj Turqisë.
FFK-ja ka publikuar pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në prag të ballafaqimit më të madh në historinë e Kosovës.
“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sonte luhet për ëndrrën”, skruan FFK-ja në faqen e saj zyrtare.
Ndeshja Kosovë – Turqi luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Fituesi i kësaj përballje do të prejë biletën për kualifikimin e madh në Botërorin e vitit 2026, që mbahet këtë verë në SHBA, Kanada e Meksikë./GazetaExpress/