BallinaLajmeMiratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Miratohet buxheti i Zubin Potokut në Komision, pritet procedimi në Kuvend

Të ngjajshme

Hamza në mbështetje të studentëve shqiptarë: Barazia dhe dinjiteti nuk negociohen

Bedri Hamza, kreu i Partisë  Demokratike të Kosovës dhe...

Çfarë ndeshje në “Olimpico”, Roma shënon të dytin ndaj Lazios

Roma ka shënuar golin e dytë të ndeshjes ndaj...

Alarmi në Korçë për eksploziv në një veturë, rezulton se është GPS

Një automjet në Korçë është bërë objekt kontrolli nga...

S’vonojnë “Djajtë e Kuq”, Shaw shënon ndaj Forestit

Manchester United e ka nisur mbarë ndeshjen ndaj Nottingham...

Komisioni për Buxhet ka dhënë dritën jeshile për buxhetin e komunës së Zubin Potokut për vitin 2026, duke e miratuar atë unanimisht me shtatë vota pro.

Gjatë prezantimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se vlera totale e buxhetit për këtë komunë arrin në rreth 3.6 milionë euro. Ai sqaroi se dokumenti nuk ishte miratuar brenda afateve të parapara, por theksoi se legjislacioni në fuqi e parasheh një procedurë të tillë në raste të ngjashme, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, kur një komunë nuk arrin ta përfshijë buxhetin në kohë në ligjin për ndarjet buxhetore, atëherë ai i dërgohet Ministrisë së Financave, e cila më pas e procedon përmes Qeverisë drejt Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

Murati nënvizoi se, përveç vonesës, buxheti i Zubin Potokut është hartuar në përputhje me kufijtë dhe rregullat ligjore, prandaj edhe është rekomanduar që të miratohet për të shmangur vështirësi në menaxhimin financiar gjatë vitit.

Ai shtoi se as Ministria e Financave dhe as komisioni nuk kanë kompetencë të ndërhyjnë në përmbajtjen e buxhetit, por vetëm ta procedojnë atë për vendimmarrje në Kuvend./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz