BallinaLajmeAKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i rrezikshëm dhe...

AKB: Kërkesat për heqjen e TVSH-së dhe akcizës, populizëm i rrezikshëm dhe mungesë elementare e njohurive

Të ngjajshme

KQZ anulon tenderin për shtypjen e fletëvotimeve, nuk ofertoi asnjë kompani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar tenderin për shtypjen...

Trump në Kinë mes tensioneve me Iranin: Çmimet e naftës bien, aksionet rriten

Çmimet e naftës po bien ndërsa tregjet aksionare po...

“Ku je z.Kryetar”… përshëndetja e ftohtë mes Vjosa Osmanit e Faton Pecit

Ish-presidentja Vjosa Osmani, njëherësh ish bashkëpunëtorja e ngushtë e...

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB)ka reaguar ndaj deklaratave të fundit, siç thotë AKB nga disa individë të vetëshpallur përfaqësues të bizneseve, si dhe disa politikanë, të cilët po kërkojnë publikisht heqjen e TVSH-së dhe akcizës për derivatet.

Përmes, një reagimi në rrjetin social Facebook AKB vlerëson se këto kërkesa nuk janë vetëm joserioze, por tregojnë një mungesë shqetësuese të njohurive bazë mbi funksionimin e shtetit dhe ndyshimit të sistemit fiskal.

“Është e papranueshme që opinioni publik të ngarkohet me deklarata të tilla, kur dihet qartë se TVSH-ja dhe akciza janë të rregulluara me ligj dhe çdo ndryshim i tyre mund të bëhet vetëm përmes procedurave ligjore dhe miratimit në Kuvendi i Kosovës, e jo me thirrje spontane apo deklarata populiste. Këto qëndrime, përveçse krijojnë konfuzion te bizneset dhe qytetarët, japin edhe një mesazh të gabuar për seriozitetin e përfaqësimit të interesave ekonomike në vend”, thuhet

AKB thekson se ekonomia nuk ndërtohet mbi deklarata emocionale dhe pa bazë ligjore,

Bizneset kanë nevojë për përfaqësim të përgjegjshëm, jo për improvizime publike dhe se politikat fiskale kërkojnë kompetencë, analizë dhe përgjegjësi, jo spektakël mediatik.

Është shqetësuese që disa individë, pa kuptuar as procedurat më elementare, marrin rolin e “zërit të biznesit”, duke e dëmtuar seriozisht besueshmërinë e këtij përfaqësimi.

AKB fton të gjithë akterët publikë që të tregojnë maturi dhe profesionalizëm, sepse ekonomia e vendit nuk është vend për eksperimente apo deklarata për efekt mediatik.

Pa një Kuvend qeveri dhe institucione funksionale kërkesat mund të duken të mira por jo të realizuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz