BallinaLajmeAPK paralajmëron: Mosdeklarimi i pasurisë mund të sjellë gjoba, penale dhe deri...

APK paralajmëron: Mosdeklarimi i pasurisë mund të sjellë gjoba, penale dhe deri te burgimi

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...

Procesi i deklarimit vjetor të pasurisë për vitin 2025 po hyn në fazën më intensive, ndërsa afati ligjor për përfundimin e tij, 31 marsi 2026, po afrohet me shpejtësi.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) deri më 25 mars ( sot mesditë), 4 mijë e 860 zyrtarë publikë apo 46.94% e të obliguarve kanë përfunduar deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, 2 mijë e 088 zyrtarë (20.17%) janë në proces të plotësimit të deklaratave të tyre, duke treguar një angazhim të shtuar në ditët e fundit të afatit.

Megjithatë, ende ka 3 mijë e 405 zyrtarë publikë (32.89%) që nuk e kanë nisur këtë obligim ligjor. Në total, 10 mijë e 353 zyrtarë publikë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë për këtë cikël, dhe afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor është 31 marsi 2026.

Derisa drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimit:

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që ta përmbushin obligimin ligjor për deklarimin e pasurisë brenda afatit të përcaktuar. Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor, por përbën themelin e besimit qytetar dhe të integritetit institucional.”

APK rikujton se mosdeklarimi, vonesa apo deklarimi i pasaktë i pasurisë janë shkelje ligjore dhe mund të sanksionohen me gjoba, kallëzime penale, masa administrative, dhe në raste të veçanta edhe me burgim apo konfiskim të pasurisë së padeklaruar. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz