BallinaLajmeFalsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Të ngjajshme

Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor pjesë e projektit evropian

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë...

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se, pas zhvillimeve të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj tetë të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Të pandehurit F.G. dhe M.G., ekziston dyshim i bazuar mirë për veprën penale: ‘’Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’’.

Ndërkaq, të pandehurit S.B., R.M., dhe H.N., për veprën penale” “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa të pandehurit B.H., S.B., dhe B.G., për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., në cilësinë e menaxherit në poligonin “R….’’, me dashje dhe dijeni të plotë ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke pranuar përfitime të kundërligjshme. Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, i pandehuri në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ai ka pranuar shumën prej 600 eurosh, me qëllim që një kandidati t’i siguronte certifikatë për aftësim në përdorimin e armëve të zjarrit, pa iu nënshtruar trajnimit dhe provimit teorik dhe praktik.

Ndërsa i pandehuri M.G., me dashje dhe dijeni të plotë në vazhdimësi ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke i mundësuar të pandehurit F.G., përfitimin e kundërligjshëm, përkatësisht pajisjen e kandidatëve me çertifikata për aftësimin në përdorimin e armëve të zjarrit pa ndjekur procedurat ligjore të trajnimit dhe testimit profesional, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Të pandehurit S.B., R.M., H.N., në cilësinë e instruktoreve/ ligjëruesve në poligonin “D….”, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë shënuar të dhëna të rreme në dokumente zyrtare, duke nënshkruar çertifikata për aftësimin në përdorimin e armëve të zjarrit, për persona që nuk i janë nënshtruar trajnimit teorik dhe praktik dhe me këto veprime, ata kanë vepruar në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit Nr.05/L-022 për armë dhe nenit 7 të udhëzimit administrativ (MPB) për aftësimin teorik dhe praktik për armë.

Ndërkaq, e pandehura B.G., në cilësinë e administratores në poligonin “D…..”,  në mënyrë të kundërligjshme ka plotësuar “Kërkesën për provim profesional për armë” me të dhënat personale të kandidatit dhe më pas ka nënshkruar në emër të tij në dokumentin përkatës, pa qenë fare i pranishëm kandidati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz