BallinaLajmeKrimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Të ngjajshme

QKMK njofton: Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur...

Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke

Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin...

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar se sot, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), kanë qenë të pranishme njësitë policore për krime ekonomike, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me një rast që ka të bëjë me ndryshimin e pronësisë së një biznesi pas ndërrimit të jetës së pronarit.

Me këtë rast, MINTI njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe vendimeve gjyqësore relevante, stafi i ARBK-së ka konstatuar muaj më parë se kishte ndodhur një keqinterpretim i një aktgjykimi gjyqësor.

Si rrjedhojë, ky interpretim është korrigjuar përmes procedurave përkatëse ligjore dhe administrative.

“Ministria dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve mbeten plotësisht të përkushtuara për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet janë duke punuar me vëmendje të shtuar në ngritjen dhe avancimin e sistemeve brenda ARBK-së, me qëllim rritjen e transparencës, saktësisë së informacionit dhe sigurisë juridike për të gjithë qytetarët dhe bizneset që regjistrohen apo kryejnë ndryshime në këtë institucion” thuhet në njoftim të MINTI-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz