BallinaLajmeBashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është në mesin e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtares në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i thirrjes publike për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të kësaj gjykate, transmeton lajmi.net.

Deri në orën 16:00 kanë aplikuar gjithsej 25 kandidatë: Vigan Rogova, Zahir Çerkini, Besard Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkadër Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Shabi Idrizi, Rafet Haxhaj, Valbona Shala Thaqi, Shpresa Emra, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Flamur Mrasori, Emine Abdyli-Pozhari, Përparim Kalo, Nazmije Krasniqi Jusufi, Riza Krasniqi, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrije Zaçaj.

Në mesin e këtyre emrave është edhe Abdyli-Pozhari, e cila ka aplikuar për një nga dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Analisti Xhevdet Pozhari njihet për qëndrimet e tij publike në mbështetje të pushtetit.

Sipas Kuvendit, administrata është ende në pritje të nominimeve eventuale që mund të arrijnë përmes postës, ndërsa procedura e përzgjedhjes së gjyqtarëve do të vazhdojë në përputhje me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz