Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale që lidh Prishtina me Peja, ku janë përfshirë dy kamionë.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.
“Në ora 13:45 është policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në konfirmimin e policisë.
Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me procedurat për sqarimin e rrethanave të aksidentit./lajmi.net/