BallinaLajmeVengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Vengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Të ngjajshme

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Pas ndarjes së gjatë, zbulohet marrëveshja e kujdestarisë së Jessica Alba-s

Marrëveshja e kujdestarisë për tre fëmijët e Jessica Alba-s...

Sulmohet ambasada amerikane në Irak, Trump shpërthen kundër aleatëve

Ambasada amerikane në Bagdad u godit nga një sulm...

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Pirro Vengu, ka reaguar pas miratimit të një rezolute në Kuvendi i Shqipërisë, përmes së cilës Republika Islamike e Iranit shpallet shtet sponsor i terrorizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se kjo rezolutë nuk është reagim emocional dhe as oportunizëm politik, por një akt në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky vendim është në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por mbi të gjitha në mbrojtje të sovranitetit të Shqipërisë, i cili – siç theksoi – është cenuar drejtpërdrejt përmes sulmeve kibernetike.

Vengu shtoi se rezoluta vendos një vijë të qartë, duke theksuar se Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror.

“Mbi të gjitha, është një thirrje për minimum konsensusi kombëtar: përballë kërcënimeve hibride dhe përpjekjeve për influencë në vendin tonë, siguria nuk është çështje e majtë apo e djathtë, por një vijë e përbashkët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: 

Rezoluta e Kuvendit🏛️🇦🇱 shpallja e Republikës Islamike të Iranit shtet sponsor i terrorizmit.
Kjo rezolutë nuk është as reagim emocional dhe as oportunizëm politik.
Është një akt koherent me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë: në mbrojtje të rendit ndërkombëtar, në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës🇺🇸 dhe, mbi të gjitha, në mbrojtje të sovranitetit tonë, i cenuar drejtpërdrejt përmes sulmeve kibernetike.
Kjo rezolutë vendos një vijë të qartë: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror.
🤝 Mbi të gjitha, është një thirrje për minimum konsensusi kombëtar: përballë kërcënimeve hibride dhe përpjekjeve për influencë në vendin tonë, siguria nuk është çështje e majtë apo e djathtë, është vijë e përbashkët.🇦🇱/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz