back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportYamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të...

Yamal nuk ushtroi sot me ekipin, kjo është gjendja e 10-shit të Barçës

Të ngjajshme

Vetura godet motorristin në Fushë Kosovë, policia në vend të ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata rrëzon kërkesën e tij

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Kompania amerikane blen shumicën e aksioneve të Atletiko madridit

Atlético Madrid njoftoi të enjten se krahu i investimeve...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që...

Alarm i vogël në shtëpinë e Barcelonës. Sulmuesi i ri i katalunasve, Lamine Yamal, nuk mori pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, por situata nuk duket shqetësuese për ndeshjen e fundjavës.

Skuadra “Blaugrana” u rikthye në stërvitje në Ciutat Esportiva Joan Gamper për t’i filluar përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat kundër Sevillas, e planifikuar të luhet të dielën në orën 16:15.

Megjithatë, në seancën stërvitore mungoi numri 10 i katalunasve, shkruan “Gazeta Express”.

Sipas klubit, mungesa e talentit spanjoll lidhet me një gjendje jo të mirë fizike dhe jo me një dëmtim serioz.

Për këtë arsye, stafi teknik vendosi që lojtari të mos stërvitej me pjesën tjetër të ekipit.

Gjithsesi, nga kampi i Barcelonës nuk ka alarm për ndeshjen e ardhshme të kampionatit.

Yamal pritet të rikthehet shumë shpejt në dispozicion dhe nuk është në rrezik për sfidën e së dielës, ku Barça e synon një tjetër rezultat pozitiv në garën për kryesimin e tabelës në La Liga.

Talenti i ri spanjoll, i cili në sezonin 2025-26 ka trashëguar edhe fanellën ikonike me numrin 10, vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në projektin e Barcelonës dhe një nga figurat kryesore të skuadrës së Flick për këtë sezon. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz