Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur edhe njëherë në lidhje me luftën me Iranin, duke u shprehur “ne fituam”.
Ai fillimisht tha se ShBA ka “rrëzuar” 54 anije iraniane brenda dy ditës dhe pak çaste më vonë tha se numri ishte 58, raporton BBC.
Trump është shprehur gjithashtu se operacionet në Iran do të ulin ndjeshëm çmimet e naftës dhe siç ka thënë, do të zvogëlojë kërcënimin për botën.
“Ushtria jonë praktikisht e ka shkatërruar Iranin”, ka shtuar ai.