Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend pas zhvillimeve të fundit me shpërndarjen e Kuvendit dhe krizën për zgjedhjen e presidentit.
Në një postim në Facebook, Musliu ka përshkruar situatën si një paradoks politik, duke theksuar se institucionet më të larta të shtetit janë kthyer në arenë përplasjesh dhe inatesh, në vend që të jenë shembull i unitetit dhe garant i rendit kushtetues, raporton lajmi.net
“Përplasjet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po tregojnë qartë se pushteti aktual më shumë merret me luftë për ndikim sesa me hallet reale të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.
Ajo në një postim tjetër shkruajti shkurt me ironi: “Ju kallë bishti dhelpres!”.
Postimi i saj i plotë: