back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeLushaku-Sadriu për amendamentet: S’është mirë në natën e fundit të përdoren këto...

Lushaku-Sadriu për amendamentet: S’është mirë në natën e fundit të përdoren këto situata

Të ngjajshme

Zyrtare- Vetëvendosje propozon Fatmire Mullhaxha-Kollçakun për presidente të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë...

Gimbo martohet me Selin, pamje nga dasma e madhe

Selin dhe Gimbo janë çifti që po realizojnë dasmën...

Musliu: Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka parashtruar një...

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur lidhur me amendamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit të vendit.

Ajo ka theksuar se diskutimi për ndryshime që prekin thelbin e sistemit politik të vendit po zhvillohet në një moment të papërshtatshëm.

“Këto amendamente po procedohen pikërisht në natën e sontme, ku ne do të duhet t’i jepnin vendit, e ne po diskutojmë për karakterin politik dhe ndryshime kushtetuese të cilat e ndryshojnë në parim sistemin tonë politik. Dhe kjo nuk është zgjidhja”, tha ajo.

Lushaku–Sadriu theksoi se përdorimi i momentit të fundit për të shtyrë përpara çështje të tilla mund të çojë në keqinterpretim të qëllimit të procesit dhe nuk është praktikë e mirë institucionale.

“Nuk është mirë në natën e fundit të zgjedhjes së Presidentit me i përdorë këto situata, për me e keqinterpretu misionin tuaj dhe procedimin e amendamenteve. Amandamentet kanë qenë të përkrahura në thelb prej LDK-së dhe qëndrimin do ta japim edhe në seancë, por mënyra se si këto janë proceduar, nuk është mënyra më e mirë e mundshme, që i kontribuon demokracisë së vendit tonë”, tha ajo./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz