back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeGjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së

Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së

Të ngjajshme

Aktorja e famshme xhiroi një nga reklamat më joshëse të të gjitha kohërave

Aktorja Sydney Sweeney ka njoftuar koleksionin e katërt të...

Mbarojtja: S’ka prova kundër Kilajt

Avokati i Isni Kilajt, Ian Edwards, tha se Prokuroria...

Gjashtë nga vrasja e Qerim Kelmendit, krimi mbetet i pazbardhur

Në gjashtëvjetorin e vrasjes të heroit Qerim Kelmendi, familja...

Pas vonesës me vizë, Gueye zyrtarizohet te Ferizaj

FC Ferizaj ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit 26-vjeçar El...

Fondi për të Drejtë Humanitare ka njoftuar se ish-ushtari i UÇK-së, Gjelosh Krasniqi është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata e Beogradit.

Ish-ushtari i UÇK-së në shtabin e Nepoles në Pejë akuzohet për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e një tjetri, të gjithë serbë, më 19 qershor 1999 në Bellopojë afër Pejës.

Krasniqi është dënuar në një gjykim në mungesë.

“Aktakuza e ngritur kundër Gjelosh Krasniqit u bazua kryesisht në dëshmitë e dëshmitarëve, me materiale dhe prova mjekoligjore të kufizuara për të mbështetur këto akuza, dhe avokati mbrojtës i caktuar nga gjykata nuk kishte kontakt me të akuzuarin. Deri sot, Zyra e Prokurorit Publik për Krime Lufte ka ngritur shtatë padi kundër individëve të padisponueshëm për gjyqësorin serb, pesë prej të cilave kanë të bëjnë me qytetarë të Kosovës për krime të kryera kundër popullsisë jo-shqiptare”, thuhet në reagimin e Fondi për të Drejtën Humanitare./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz