BallinaShowBizVjen komenti i parë i familjes së Brikenës për Mateon

Vjen komenti i parë i familjes së Brikenës për Mateon

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një arush prej pelushi ka bërë më shumë zhurmë se vetë debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Boli”, dhurata simbolike e Mateos për Brikenën, u kthye papritur në “protagonist” pasi Juela e hodhi dy herë në pishinë gjatë një momenti tensioni në lojë. Një gjest që brenda shtëpisë u pa si provokim, por jashtë saj prodhoi një efekt krejt tjetër, shkruan IndeksOnline.

Në vend të përplasjeve, situata duket se ka afruar familjet. Profili zyrtar i Mateos publikoi një postim dedikuar “Bolit”, ndërsa reagimi i parë erdhi pikërisht nga familja e Brikenës, që menaxhon Instagramin e saj.

Një zemër në komente mjaftoi për të ndezur aludimet për një raport të mirë mes tyre.

Biseda virtuale mori edhe më shumë vëmendje kur në komente u përfshi motra e Mateos, Kejsi. Me humor, ajo shkroi: “M’raftë pika e hallës për ty”, duke iu drejtuar arushit. Përgjigjja nga llogaria e Brikenës erdhi po në të njëjtën frymë: “Lum Boli për hallën”.

Nga një incident në pishinë, tek batutat me emoji në rrjete sociale – duket se “Boli” ka arritur të bëjë atë që shpesh loja nuk e bën: të krijojë ura komunikimi jashtë shtëpisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz