BallinaSportFC Malisheva prezanton dy përforcime të reja: Tiago Gomes Dos Santos dhe...

FC Malisheva prezanton dy përforcime të reja: Tiago Gomes Dos Santos dhe Arbër Shala

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

FC Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të rinj, duke forcuar skuadrën për vazhdimin e sezonit.

Pjesë e ekipit është bërë portieri brazilian Tiago Gomes Dos Santos, i cili në gjysmën e edicionit të fundit mbrojti ngjyrat e FC Drenica. Nga klubi vlerësojnë se ai ka dëshmuar cilësi në Superligën e Kosovës dhe pritet të rrisë konkurrencën dhe sigurinë në portë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, Malisheva ka prezantuar edhe Arbër Shala, i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shala luan në pozitën e mbrojtësit të krahut dhe konsiderohet si një futbollist i talentuar dhe premtues për të ardhmen.

Klubi u ka uruar mirëseardhje dy futbollistëve dhe suksese në rrugëtimin e përbashkët me fanellën bardhekaltër./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz