back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë

ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë

Të ngjajshme

U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëhiqja këtë post

Këtë të premte u zhvillua ceremonia e dorëzimit të...

Udhëtoni nga Memmingen në Prishtinë me oferta të veçanta nga PrishtinaTicket!

Zgjidhni komoditetin dhe sigurinë me fluturimet direkte çdo të...

Gjykata e Beogradit e dënon me 15 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së

Fondi për të Drejtë Humanitare ka njoftuar se ish-ushtari...

Kyretari i Sindikatës së KEK për vdekjen e Sadikut: Ne nuk kemi mund me të jemi afër aty

Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Xhelal...

Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta kundër Hashim Thaçit dhe të akuzuarve, përfshirë nëntë audio-incizime në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, urdhra të gjykatës që pretendohet se janë shkelur dhe ekspertizë që dëshmojnë se dokumentet që u gjetën në Kosovë ishin printuar nga printeri që përdorte Thaçi në Hagë.

Gjatë seancës u shfaq edhe një audio-incizim i Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023 në Hagë.

Prokuroria tha se ata po flisnin për dëshminë e komandant Remit.

“Thuaj shkurt, po, jo, mos filozofo”, dëgjohet Thaçi në këtë audio-incizim.

Më vonë, ai thotë se të dëshmojë shkurt e jo 12 orë siç ishte planifikuar. “Shkurt jo 12 orë, se 12 orë pa rrëshqit diku nuk e lë”, tha Thaçi, sipas audio-incizimit të ZPS-së.

ZPS po ashtu shfaqi mesazhe të Mustafës dhe Fazliut, që këmbyen me t’u kthyer Fazliu në Kosovë, ku edhe ishin takuar./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz