back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeInformacionet se është kundër Osmanit Presidente, Gërvalla ik nga gazetarja: Po shkoj...

Informacionet se është kundër Osmanit Presidente, Gërvalla ik nga gazetarja: Po shkoj në zyrë, ditën e mirë

Të ngjajshme

Reagon Guardiola pas shortit të Ligës së Kampionëve

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti i fazës...

FC Malisheva prezanton dy përforcime të reja: Tiago Gomes Dos Santos dhe Arbër Shala

FC Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të...

Nëna nga Malisheva i dhuron një pjesë të mëlçisë vajzës së saj

Me sukeses ka përfunduar operacioni disa orësh pasi nëna...

SHBA i çon ntitanket Javelin në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar Shqipërisë...

Kryetarja e GUXO dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka pranuar që të prononcohet për media kur është pyetur mëngjesin e sotëm për çështjen e emrit të Vjosa Osmanit për presidente, shkruan Gazeta Express.

Gërvalla s’është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjes së gazetares së gazetës Nacionale, me arsyetimin se është duke shkuar në zyrë.

“Jam duke shkuar në zyrë, faleminderit shumë, ditën e mirë”, dëgjohet duke thënë Gërvalla teksa vazhdon e hyn brenda objektit ku gjendet ministria e Drejtësisë.

Gazetari dhe autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki, të enjten në T7 ka thënë se sipas informacioneve që ka, Gëralla nuk është duke përkrahur kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

“Sipas informacioneve të mia, për shkak të Donika Gërvallës. Donika Gërvalla vazhdon të mbajë raporte të këqija me Vjosa Osmanin. Faton Peci ka një mendim tjetër, por deputetët e partisë GUXO janë të gjithë një zëri ashtu siç thotë Albin Kurti”, ka thënë Kërquki në Pressing. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz