Pakistani ka kryer disa sulme ajrore gjatë natës në Afganistan, të cilat, sipas talebanët, kanë vrarë të paktën 18 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.
Islamabadi tha se sulmet kishin në shënjestër shtatë kampe dhe strehime të dyshuara të militantëve pranë kufirit Pakistan-Afganistan dhe se ato ishin nisur pas shpërthimeve vetëvrasëse të kohëve të fundit në Pakistan, shkruan BBC.
Afganistani i dënoi sulmet, duke thënë se ato kishin në shënjestër disa shtëpi civilësh dhe një shkollë fetare.
Sulmet e reja vijnë pasi të dy vendet ranë dakord për një armëpushim të brishtë në tetor pas përleshjeve vdekjeprurëse ndërkufitare, megjithëse kanë ndodhur luftime të mëvonshme.