back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaBotëTrump i befasuar nga mosdorëzimi i Iranit

Trump i befasuar nga mosdorëzimi i Iranit

Të ngjajshme

Liverpooli fiton në frymën e fundit, MacAllisteri e bën heroin

Në kuadër të xhiros së 27-të në Premierligë, Nottinghami...

Pakistani nis sulme vdekjeprurëse në Afganistan

Pakistani ka kryer disa sulme ajrore gjatë natës në...

Deco po planifikon që të mbyll largimin e dy yjeve të Barçës gjatë verës

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Sa para do t’i fitojë Juventusi, nëse Aston Villa e blen Douglas Luizin?

Douglas Luiz më në fund është rikthyer të luajë...

Arbër Zeneli e nis mrekullisht sezonin e ri, dy gola dhe një asist për Elfsborgun

Skuadra e Elfsborgut ka shënuar fitore 4:0 ndaj Helsingborgut,...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i befasuar nga qëndrimi i qeverisë iraniane, e cila nuk ka pranuar të dorëzohet pavarësisht kërcënimeve dhe pranisë së shtuar ushtarake amerikane në rajon.

Lajmin e bëri të ditur i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, në një intervistë për Fox News.

Sipas Witkoff, Trump është “kurioz” për arsyet pse Teherani nuk ka pranuar marrëveshjen për programin bërthamor, duke shtuar se është e vështirë të bindet udhëheqja iraniane të tërhiqet, pavarësisht presionit ushtarak dhe politik nga Uashingtoni.

Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në fillim të marsit për të arritur një marrëveshje, duke paralajmëruar se po shqyrton një “sulm të kufizuar ushtarak” në rast mosarritjeje të marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë rritur ndjeshëm praninë ushtarake në Gjirin Persik, duke rritur tensionet në rajon.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani planifikon të paraqesë një draft marrëveshjeje me SHBA-në në ditët e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz