back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeEskortat “pushtojnë” burgjet, ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres...

Eskortat “pushtojnë” burgjet, ministri Lamallari: Kam informacion për takimet speciale, po pres verifikimet

Të ngjajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Klodi –Benitës: Ëndërr e ke me më pasë mu

Gjatë ditës së sotme, Klodi është shprehur hapur me...

Berat Mehmeti shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Kastrioti” Sh.A

Berat Mehmeti ka reaguar publikisht pas vendimit të Bordit...

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është pyetur lidhur me alarmin e Prokurorisë së Durrësit sa i takon shkeljeve serioze në institucionet e vuajtjes së dënimit, ku vizita të raportuara shërbime shëndetësore, mund të jenë përdorur për qëllime të tjera.

“Po, është e vërtetë. Jam vënë në dijeni për këtë informacion. Këto vizita, me pretendimin e vizitave shëndetësore, nuk janë raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndaj kam kërkuar shkarkimin e drejtorit përkatës,” deklaroi ministri Lamallari.

Sipas tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është udhëzuar të jetë i pranishëm në çdo Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtyre praktikave.

“I gjithë informacioni që do të vihet në dispozicion do të trajtohet me seriozitet maksimal. Do të kërkoj bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e zbatimit të ligjit,” theksoi ministri.

Ky zhvillim shton shqetësimet për menaxhimin e sistemit të burgjeve dhe për efektivitetin e mekanizmave të kontrollit, në një kohë kur institucionet penitenciare janë vënë disa herë në qendër të kritikave për sigurinë, korrupsionin dhe abuzimet e brendshme, të cilat kulmuan me arratisjen e Altin Ndocit, të arrestuar për një numër vrasjesh.

Të Fundit

Sport

ShowBiz