back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë 37 vjeçareje i shpëtohet jeta në Spitalin e Mitrovicës: Kishte shtatzëni...

Një 37 vjeçareje i shpëtohet jeta në Spitalin e Mitrovicës: Kishte shtatzëni jashtë mitrës, me gjakderdhje masive dhe rrezik të lartë

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, është pranuar në gjendje tejet të rëndë një paciente me inicialet B.Sh, e lindur në vitin 1988, saktësisht 37 vjeçare.

Sipas këtij spitali, ajo kishte parametra vitalë minimalë, vetëdije të çrregulluar dhe shenja të theksuara të shokut hemorragjik apo humbje të madhe të gjakut.

“Pas vlerësimit të menjëhershëm klinik nga stafi i Shërbimit Emergjent, si dhe pas ekzaminimeve laboratorike dhe ultrasonografike, u diagnostikua një shtatzëni ektopine cornuale, një rast i rrallë (2–4% e shtatzënive jashtë mitrës), e shoqëruar me gjakderdhje masive dhe rrezik të lartë për jetën e pacientes. Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe të koordinuar të stafit të Shërbimit Emergjent, në bashkëpunim me ekipin kujdestar të Repartit të Kirurgjisë, Gjinekologjisë dhe Anestezionit, si dhe shërbimeve mbështetëse, u mor vendimi jetik për kryerjen e një laparotomie urgjente, e cila u realizua me sukses. Ndërhyrja në kohë rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetës së pacientes”, ka njoftuar ky Spital.

Ata kanë thënë se stafi kujdestar përbehej nga: Dr. Mirejete Binakaj, specialiste e emergjencës; infermierët Valdete Maliqi, Saranda Rexha, Basri Grepi dhe Musa Peci; specialistët e gjnekologjisë, Dr. Arben Hajrizi, Dr. Vjollca Çitaku, Dr. Lindita Uka-Musaj, specialiste e kirurgjisë, anesteziologu kujdestar, Dr. Arber Bardhaj; teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Selvet Haziri, si dhe instrumentaret Nurgji Çuni dhe Liridona Peci.

K”y rast i reagimit të shpejtë dhe i shpëtimit të jetës përbën një shembull të shkëlqyer të përkushtimit profesional, reagimit emergjent dhe bashkëpunimit multidisiplinar, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetin e stafit për menaxhimin e rasteve më të rënda dhe më komplekse, në shërbim të jetës”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz