BallinaLajmeArratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spitali gjatë kontrolleve mjekësore

Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spitali gjatë kontrolleve mjekësore

Të ngjajshme

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Një arratisje e pazakontë ka ndodhur mesditën e së martës në Spitalin e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci, 39 vjeç, ka arritur t’u shpëtojë efektivëve të Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në pavionin infektiv për kontrolle mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas të dhënave fillestare, Ndoci ka goditur me grusht një nga efektivët dhe është përplasur me të tjerët, duke shfrytëzuar afërsinë e repartit me parkimin e spitalit. Ai ka zbritur nga kati i tretë dhe është larguar me vrap drejt një makine Audi të bardhë që e priste jashtë. Një prej efektivëve ka qëlluar me armë në ajër për ta ndalur, por pa sukses.

Policia dhe Drejtoria e Burgjeve kanë konfirmuar arratisjen, duke bërë të ditur se kërkimet për kapjen e tij vijojnë.

Ndoci ndodhej në paraburgimin e Durrësit dhe është emër i njohur për organet e drejtësisë, pasi hetohet nga SPAK-u për përfshirje në katër vrasje dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ky rast është duke u trajtuar si një ngjarje me rrezikshmëri të lartë, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do të ndërmarrin të gjitha masat për kapjen e tij sa më shpejt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz