BallinaLajmeEkskluzive: Në mesin e të plagosurve në Deçan është edhe avokati kosovar

Ekskluzive: Në mesin e të plagosurve në Deçan është edhe avokati kosovar

Të ngjajshme

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e...

Ndryshim në Drejtorinë e Investimeve Kapitale në kryeqytet: Zyhrije Pllana pason Sokol Havollin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar...

Krah Vjosa Osmanit, Fahrije Hoti e konfirmon futjen në politikë: S’do t’ju zhgënjej!

Pas njoftimit të ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se...

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

E në mesin e të plagosurve sipas burimeve të Indeksonline është edhe avokati i njohur kosovar, Daut Cacaj.

Ai është në mesin e tre të plagosurve, ndërsa dy personat e tjerë janë të nacionalitetit serb.

Lidhur me rastin për Indeksonline kanë folur edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.

”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e Deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njësitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrenjtur tre persona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy serb”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi për Indeksonline.

Më tutje Gashi thotë të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz