back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMbi 10 mijë nxënës më shumë se sa janë në Kosovë u...

Mbi 10 mijë nxënës më shumë se sa janë në Kosovë u subvencionuan për libra, MASHT: Një pjesë e mjeteve janë rikthyer në buxhetin e shtetit

Të ngjajshme

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Tash e tre vite, furnizimi me tekste dhe materiale shkollore për nxënësit në Kosovë, ka ndryshuar.

Kjo nuk bëhet më duke i siguruar MASHT-i librat shkollave, e më pas duke i ndarë ato tek nxënësit e tyre, por duke i subvencionuar drejtpërsëdrejti prindërit e nxënësve me një shumë të caktuar, të cilët më pas e kanë për detyrë t’i blejnë këto libra.

Ndonëse kjo praktikë u kritikua shumë vitin e parë dhe u pa si e komplikuar për disa prind që nuk kanë çasje në teknologji përmes së cilës duhet të aplikojnë për përfitimin e këtyre mjeteve, MASHT-i e realizoi të njëjtën formë edhe në vitin shkollor 2025/26.

Kjo u bë madje pavarësisht raportimeve se shumë prindër këto para i merrnin me shumë vonesë, e madje as nuk mjaftonin për furnizimin e përgjithshëm që iu nevojitej.

Por, përveç problemeve teknike, në përfitimin e këtyre mjeteve u paraqitën edhe disa probleme të tjera.

Siç është raportuar në media, shumë qytetarë të cilët nuk jetojnë fare në Kosovë por jashtë saj i kanë përfituar nga 80 euro për blerjen e librave, ndonëse fëmijët e tyre nuk mësojnë në shkollat e Kosovës.

Madje bëhet e ditur se shumë prindër që jetojnë jashtë Kosovës kanë nga tre- katër fëmijë e për secilin prej tyre aplikonin për subvencione.

Në lidhje me këtë, MASHT ka thënë se procesi i subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2024/2025, është realizuar mbi bazën e të dhënave zyrtare të siguruara nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA).

Por edhe në përgjigjen e MASHT-it u tha se u konstatua se disa nga aplikimet nuk ishin në përputhje me kriteret e thirrjes publike.

“Sipas listave të verifikuara të dorëzuara nga DKA-të, numri i përgjithshëm i nxënësve për vitin shkollor 2024/2025 ka qenë 218,695, ndërsa janë subvencionuar 218,977 aplikues. Pas krahasimit të të dhënave dhe verifikimeve shtesë në bashkëpunim me DKA-të, është konstatuar se një numër i vogël aplikimesh nuk kanë qenë në përputhje me kriteret e thirrjes publike”, kanë thënë nga MASHT.

Ata për lajmi.net, gjithashtu kanë thënë se kanë ndërmarrë menjëherë veprimet përkatëse për verifikimin e këtyre rasteve dhe për rikuperimin e mjeteve të përfituara pa bazë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

“Procesi është në trajtim dhe një pjesë e mjeteve tashmë janë rikthyer në buxhetin e shtetit”, kanë thënë mes tjerash nga MASHT për lajmi.net.

E nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhej se gjatë vitit 2024-2025 në Kosovë totalisht ishin 208 mijë e 515 nxënës të regjistruar në të gjitha shkollat, publike dhe private, që i bie një diferencë prej 10 mijë nxënësish sipas të dhënave nga MASHT-i.

Kësisoj bie në pikëpyetje të shumta fakti se ku u shpenzua një pjesë e madhe e buxhetit të Kosovës që sipas MASHT-it u dha për librat e nxënëseve që në fakt s’janë në Kosovë.

Ndryshimi i praktikës së sigurimit të teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e shkollave fillore, nga Qeverisja e ministres tashmë në detyrë, Arbërie Nagavcit, është kritikuar nga njohës të fushës, por edhe nga prindërit.

Ata në vazhdimësi kanë deklaruar se po kanë probleme në gjetjen e librave e edhe se shpesh paratë nuk po iu mjaftojnë pasi që libraritë po i rrisin çmimet.

Qeveria e re që pritet të zgjidhet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, nuk dihet nëse do të vazhdoj me këtë praktikë apo do ta ndryshoj atë duke u rikthyer në formën e vjetër të sigurimit të librave. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz