BallinaLajmeRamadan Parduzi jep dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë

Ramadan Parduzi jep dorëheqje nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë

Të ngjajshme

KQZ diskuton me zyrtarët e Komisioneve Komunale për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv...

Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës së Rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja...

MAJI sjell Magjinë në ETC

Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen...

Aksident mes tri veturave në Gllarevë, lëndohen disa persona (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ka...

Asamblisti Ramadan Parduzi ka njoftuar sot dorëheqjen nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, duke e cilësuar vendimin si pasojë të një qasjeje të padrejtë dhe jo transparente nga institucionet komunale dhe ato qendrore.

Sipas deklarimit të tij publik, Parduzi thotë se nuk është njoftuar paraprakisht se duhej të zgjidhte mes ushtrimit të mandatit të asamblistit dhe vazhdimit të punës së tij si mësimdhënës, ndërsa mosruajtja e vendit të punës në SHMU1 – pa sqarim dhe pa bazë të qartë ligjore – e ka vënë përballë një situate të kryer.

Postimi i plotë:

Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Kuvendit Komunal në Vushtrri, si pasojë e një qasjeje të padrejtë dhe jo transparente nga institucionet komunale dhe ato qendrore. Në asnjë moment nuk jam njoftuar paraprakisht se duhej të zgjidhja mes ushtrimit të mandatit si anëtar i Kuvendit Komunal dhe vazhdimit të punës sime si mësimdhënës.

Mosruajtja e vendit tim të punës në Shkollën e Mesme të Ulët 1 (SHMU1), pa sqarim dhe pa bazë të qartë ligjore, më vuri përballë një fakti të kryer dhe më detyroi të marrë këtë vendim të vështirë. Kjo situatë dëshmon mungesë koordinimi, përgjegjësie dhe respekti institucional ndaj individëve që shërbejnë me ndershmëri si në arsim ashtu edhe në përfaqësim publik.

Mbetem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Vushtrri, dhe do të vazhdoj angazhimin tim politik dhe qytetar, duke ngritur zërin për drejtësi, transparencë dhe respektim të ligjit.

Me Respekt nga Asambleisti:

Ramadan Parduzi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz