Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përmbytjeve që kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë vendin, duke kërkuar veprim të menjëhershëm institucional.
Haradinaj ka theksuar se shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë, ndërsa situata nuk pret vonesa.
Ai ka kërkuar vlerësim urgjent të dëmeve, ndarje të menjëhershme të fondeve emergjente dhe mbështetje direkte për familjet e prekura, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, buxheti i vitit 2026 duhet të përshtatet për të reflektuar qartë pasojat e kësaj fatkeqësie, ndërsa “dora e shtetit duhet të ndihet menjëherë dhe gjatë gjithë vitit 2026”.
Haradinaj ka bërë thirrje që institucionet të rrisin gatishmërinë dhe praninë në terren, duke shprehur përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente.
Postimi i plotë: