back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNuk i mblodhi votat për deputet, Manaj: Do të mbetëm përherë në...

Nuk i mblodhi votat për deputet, Manaj: Do të mbetëm përherë në shërbimin tuaj

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, nuk arriti t’i mbledhë votat e nevojshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mbi 13 mijë e 500 qytetarë që i besuan idealit të Manajt nuk ishin të mjaftueshëm që ky i fundit të përfaqësojë zërin e tyre në legjislaturën e radhës.

Por, kjo gjë nuk e ka zbehur moralin e tij. Përmes një reagimi publik, Manaj ka thënë se besimi i qytetarëve është motiv dhe forcë që ai të angazhohet me përkushtim, profesionalizëm dhe me dinjitet t’i shërbejë shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

“LDK do të gjej forcën dhe rrugën e rikthimit të madh. Dhe ky rikthim do të ndodh. Do të ndodh për Kosovën.

Unë do të mbetëm përherë në shërbimin tuaj. Në shërbim të së mirës. Në shërbim të shtetit të Kosovës!” u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Të dashur veprimtarë, anëtarësi dhe struktura tona,

Miq të çmuar,

13 561 vota për mua në këtë garë të vështirë për LDK, janë dëshmi e pastër e besimit tuaj të madh. Prandaj, faleminderit nga zemra prej secilit prej jush që votuat LDK-në dhe mua në kuadër të listës tonë.

Besimi i juaj është motiv dhe forcë që unë të angazhohem me përkushtim, profesionalizëm dhe me dinjitet ti shërbej shtetit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim!

Rezultati i pafavorshëm për LDK-në është pasojë e gabimeve politike të cilat duhet t’i pranojmë secili nga pozicioni dhe përgjegjësia që kemi. Në ditët në vijim brenda strukturave tona do t’i shpalosim të gjitha qëndrimet tona, vërejtjet tona dhe propozimet që do t’i hapin rrugë rikthimit të LDK aty ku e ka vendin.

LDK ka forcë dhe pjekuri politike që të kaloj këtë sfidë, me unitet veprues, me reforma përmbajtësore dhe cilësore si dhe me orientim të qartë politik.

LDK do të gjej forcën dhe rrugën e rikthimit të madh. Dhe ky rikthim do të ndodh. Do të ndodh për Kosovën.

Unë do të mbetëm përherë në shërbimin tuaj. Në shërbim të së mirës. Në shërbim të shtetit të Kosovës!

Liri, pavarësi, demokraci!

Sinqerisht juaji, Shkëmbi

Të Fundit

Sport

ShowBiz