back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeIKSHPK: Uji i pijshëm në shumicën e komunave i sigurt, por disa...

IKSHPK: Uji i pijshëm në shumicën e komunave i sigurt, por disa zona ende me turbullira

Të ngjajshme

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Çka përfshinin 4 amendamentet e Osmanit për zgjedhjen e presidentit nga populli

Gjithsej 4 amendamente i dërgoi presidentja Vjosa Osmani në...

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa” më 2007, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues...

Po luanin bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit...

Në një numër të konsiderueshëm të komunave në vendin tonë uji i pijshëm i përmbush standardet për konsum, pavarësisht se në ditët e fundit ka pasur vërshime. Një gjë të tillë e bëri të ditur drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ardita Baraku.

“Raportet e ditës së sotme tregojnë se, në një numër të konsiderueshëm komunash që furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit, uji i pijshëm i përmbush standardet e parapara me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe konsiderohet i sigurt për konsum”, tha ajo në një lidhje të drejtpërdrejtë në lajmet qendrore të RTK-së.

Megjithatë, ajo theksoi se në disa komuna janë evidentuar turbullira të lehta në ujë, për çka ai rekomandohet të përdoret vetëm për nevoja teknike dhe jo për pije. Ndërkaq, sipas saj, në zona ku turbullira është më e theksuar, furnizimi me ujë për pije është ndërprerë përkohësisht.

Baraku ka bërë të ditur se uji përdoret vetëm për qëllime teknike në komunën e Malishevës dhe në disa fshatra të Kamenicës, ndërsa në Shkabaj furnizimi me ujë për pije është ndërprerë plotësisht.

Ajo theksoi se vendi ndodhet ende në fazën e rimëkëmbjes nga kjo fatkeqësi natyrore dhe se prioritet mbetet përdorimi i ujit të sigurt për pije.

Baraku u ka bërë thirrje të veçantë qytetarëve që furnizohen nga pusetat private, të cilët menaxhohen nga vetë ata, që si masë parandaluese ta vlojnë ujin para përdorimit, deri në stabilizimin e plotë të situatës pas vërshimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz