BallinaLajmePërmbytjet në Shqipëri- Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj shmangin zonat me...

Përmbytjet në Shqipëri- Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj shmangin zonat me rrezik

Të ngjajshme

Kida ka një surprizë për fansat e saj

Këngëtarja e njohur, Kida duket se e ka gati...

Luana rrëmben vëmendjen në Dubai, shfaqet seksi

E kemi thënë shumë herë dhe nuk lodhemi kur...

Alban Skënderaj rikthehet me  “Rrënjët”

Alban Skënderaj ka prezantuar albumin e tij më të...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një njoftimi thotë se po vazhdon të monitorojë përmbytjet në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

“Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që kanë marrë urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e përmbytjeve dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe përmbytjet”, thuhet në reagim.

Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi, kësisoj, Ambasada kërkon nga shtetasit e saj të mos qarkullojnë në ato zona.

“Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zonat e prekura nga përmbytjet. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse një rrugë alternative nuk është e disponueshme”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz