back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmePërditësimi i KQZ-së: LDK fiton një mandat, PDK humb një ulëse

Përditësimi i KQZ-së: LDK fiton një mandat, PDK humb një ulëse

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit me të dhënat më të fundit.

Sipas këtij përditësimi, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar edhe një mandat shtesë, duke e çuar grupin e tyre parlamentar në 15 deputetë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një mandat, duke rënë nga 23 në 22 deputetë.

Deputeti që hyn në parlament nga LDK-ja është Fadil Haderxhonaj, ndërsa nga PDK-ja që humb ulësen është Bekim Haxhiu.

Ndërkohë, vazhdon numërimi i votave me postë, ku deri tani janë përpunuar 75.17% e tyre. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz