back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeLajmi i fundit, Skenderaj në rrezik nga përmbytjet, lumi Klina arrinë urën...

Lajmi i fundit, Skenderaj në rrezik nga përmbytjet, lumi Klina arrinë urën në qytet, bën thirrje edhe komuna e Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Komuna e Skenderajt ka lëshuar një lajmërim urgjent për qytetarët, pas përkeqësimit të situatës në lumin Klina dhe rritjes së rrezikut nga dalja e tij nga shtrati,përcjellë Drenica Press.
Autoritetet komunale u bëjnë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në afërsi të lumit Klina të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin me vëmendje situatën, pasi niveli i ujit mund të rritet edhe më tej.
Sipas njoftimit zyrtar, rekomandohet që banorët e zonave të rrezikuara, sipas mundësive, të evakuohen përkohësisht, me qëllim të shmangies së pasojave të mundshme dhe ruajtjes së sigurisë së jetës dhe pronës.
Komuna thekson se ekipet relevante janë në gatishmëri dhe fton qytetarët që në rast nevoje të kontaktojnë shërbimet emergjente në numrat zyrtarë:
🚒 Zjarrfikësit: 193
🚓 Policia e Kosovës: 192
🚑 Ndihma e Shpejtë: 194
Autoritetet apelojnë për bashkëpunim dhe respektim të udhëzimeve, duke theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz