back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeTrumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë...

Trumpi dhe zyrtarët iranianë shkëmbejnë kërcënime për protestat që po e trazojnë Iranin

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Presidenti amerikan Donald Trump, dhe zyrtarët e lartë iranianë shkëmbyen kërcënime të ashpra të premten, ndërsa protestat ekonomike në zgjerim përfshin pjesë të Republikës Islamike, duke përshkallëzuar më tej tensionet midis vendeve pasi Amerika bombardoi centralet bërthamore iraniane në qershor.

Trump fillimisht shkroi në platformën e tij Truth Social, duke paralajmëruar Iranin se nëse “vret me dhunë protestues paqësorë”, Shtetet e Bashkuara “do t’i vijnë në ndihmë”.

Të paktën shtatë persona janë vrarë deri më tani në dhunën që rrethoi demonstratat, të shkaktuara pjesërisht nga rënia e monedhës rial të Iranit, raporton Associated Press.

Jemi të armatosur dhe gati për të filluar”, shkroi Trump, pa dhënë hollësi.

Menjëherë pas kësaj, Ali Larijani, një ish-kryetar i parlamentit i cili shërben si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, pretendoi në platformën sociale X se Izraeli dhe SHBA-ja po i nxisin demonstratat.Ai nuk ofroi prova për të mbështetur pretendimin, të cilin zyrtarët iranianë e kanë bërë vazhdimisht gjatë viteve të protestave që përshkuan vendin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz