BallinaLajmeBora zbardh Kukësin, reshje edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit në...

Bora zbardh Kukësin, reshje edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit në rrugën e Kombit

Të ngjajshme

Ramadani (LVV): Opozita po bllokon votimin për Feride Rushiti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kritikuar ashpër...

Muslija operohet me sukses, klubi i tij i dëshiron shërim të shpejtë

Ylli i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija e ka...

​Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta.

Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius.

Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz