back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDhjetëra viktima nga nacionalitete të ndryshme, s’ka dyshim për sulm – çka...

Dhjetëra viktima nga nacionalitete të ndryshme, s’ka dyshim për sulm – çka dihet deri tash për zjarrin në një bar të Zvicrës

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Autoritetet thonë se “disa dhjetëra” njerëz supozohet se kanë vdekur në një zjarr në një bar në një vendpushim skish zviceran.

Policia zvicerane ka konfirmuar se “disa dhjetëra” njerëz kanë vdekur në shpërthimin e zjarrit në një bar të një qyteti luksoz në Zvicër me rreth 100 të plagosur.

Në një konferencë për media të policisë, që sapo përfundoi, u tha se në incidentin tragjik janë përfshirë disa nacionalitete të ndryshme, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Beatrice Pilloud, prokurore e përgjithshme e kantonit Valais, thotë se një hetim është duke u zhvilluar “për të identifikuar rrethanat që shkaktuan këtë situatë dramatike”.

Ajo thotë se aktualisht po dyshojnë për “një zjarr dhe në asnjë moment nuk ka dyshim për ndonjë sulm”, duke shtuar se nga respekti për familjet nuk mund të thotë më shumë në këtë kohë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo shton se po punohet për të identifikuar viktimat dhe për t’u kthyer trupat familjeve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Për ta bërë këtë, duhet të kryhet një punë e konsiderueshme. Dhe kjo punë e rëndësishme do të kërkojë mbylljen e distriktit”.

Zjarri shpërtheu në një bar në qytetin luksoz të skijimit alpin të Crans-Montana, tha policia zvicerane herët të enjten.

Të Fundit

Sport

ShowBiz