BallinaLajmeKurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë

Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë

Të ngjajshme

Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Haxhiu bën homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Prof. Dr. Halil Krasniqi – kirurgu që shëron me bisturi dhe me fjalë

Në jetën publike shqiptare rrallë hasen personalitete që arrijnë...

Trump thotë se do ta shqyrtojë propozimin e fundit të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se...

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin e organizuar pas daljes si partia më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka falënderuar simpatizantët dhe votuesit e tyre.

“Posa të certifikohen rezultatet e kësaj fitoreje madhështore e historike, menjëherë do ta konstituojmë Kuvendin, e themelojmë qeverinë për mandatin e tretë dhe do t’i zbatojmë të gjitha zotimet tona përgjatë katër viteve një nga një, sa më shpejtë që të dimë e të mundemi”, premtoi ai para simpatizantëve të Vetëvendosjes.

Kurti tha se rezultatet e 28 dhjetorit kanë dëshmuar se fitorja e tyre si parti e koalicion është më e madhe sesa ajo e vitit 2021.

“Në këtë orë parmbrëmë nisi të bëhet e qartë që fitorja jonë sivjet është edhe më e madhe, po e tejkalon atë të 14 shkurtit 2021. Kjo tregon që qeverisja jonë, e drejtë, e mirë, e mbarë, e vërtetë, ka qenë e vlerësuar dhe kjo është mirënjohje e madhe e popullit për neve por edhe përgjegjësi e madhe e jona për popullin”, tha ai.

“Ne që vendosim vet, vendin tonë do ta ngrisim lart e më lart, edhe si ekonomi e arsim, kulturë e sport, shëndetësi, arsim, mbrojtje e siguri. Prandaj na presin shumë punë..”, vazhdoi Kurti.

Ai falënderoi të gjithë ata që votuan Vetëvendosjen, e veçanërisht diasporën.

“Më lejoni që posaqërisht t’i falënderoj bashkëtadhetarët tanë, mërgimtarët, gjithë ata motra e vëllezër të cilët erdhën nga Evropa, Amerika e edhe nga viset më të largëta të botës, që ta sjellin tri ditë më herët sivjet Vitin e Ri”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz