BallinaLajmeCNN: CIA kryen sulm me dron brenda territorit të Venezuelës

CNN: CIA kryen sulm me dron brenda territorit të Venezuelës

Të ngjajshme

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

CIA ka kryer një sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, duke shënuar sulmin e parë të njohur të SHBA-së brenda territorit venezuelas.

Sipas burimeve të CNN, objekti i goditur ishte një dok i largët që dyshohej se përdorej nga banda kriminale “Tren de Aragua” për magazinimin e drogës dhe nisjen e saj drejt rrugëve detare të trafikut, përcjell A2.

Në momentin e sulmit nuk kishte persona në zonë dhe nuk raportohet për viktima.

Operacioni u krye në kuadër të fushatës amerikane kundër trafikut të drogës, por pritet të rrisë ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit dhe presidentit venezuelas Nicolás Maduro. Administrata Trump ka ndërmarrë muajt e fundit një seri veprimesh ushtarake, përfshirë shkatërrimin e mbi 30 anijeve të dyshuara për trafik droge në ujëra ndërkombëtare dhe vendosjen e një bllokade ndaj cisternave të naftës të sanksionuara që lidhen me Venezuelën.

Presidenti Donald Trump e pranoi indirekt sulmin, duke deklaruar se SHBA goditi “zonën e dokut ku ngarkoheshin anijet me drogë”, por refuzoi të konfirmojë nëse operacioni u krye nga ushtria apo CIA. Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë krahasuar luftën kundër trafikantëve të drogës me luftën globale kundër terrorizmit, duke paralajmëruar vazhdimin e operacioneve të ngjashme në rajon.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz