back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeSi ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me...

Si ndryshuan rezultatet për partitë krahasuar me zgjedhjet e kaluara? -VV-ja me ngritje nga shkurti, LDK-ja me rënie ekstreme e PDK njësoj

Të ngjajshme

Zyrtare, Vetëvendosje do ta propozojë Glauk Konjufcën kandidat për President

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë...

Milani pritet ta sakrifikojë Fofanan për një transferim të ri

Youssouf Fofana mund ta gjejë veten në “listën e...

Ballkani, Ferizaj e Dukagjini në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Janë mësuar tri skuadrat e para që e kanë...

Me kërkesë të VV’së seanca për Presidentin caktohet për në orën 19:00?

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për...

Partitë politike mbrëmë vonë kuptuan se ku gjenden sa i përket votës dhe besimit të qytetarëve.

Pas orës 19:00 veçse nisi të bëhej e ditur se kush fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme të këtij dhjetori.

Komisioni Qendror Zgjedhor brenda tri orëve nxori rezultate preliminare, e nga ku doli se Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 59 për qind.

Por si ndryshoi përqindja e fituar e partive politike nga zgjedhjet shkurti me tani?

Vetëvendosje në zgjedhjet më 2021 pati një rritje prej 50.28 ndërsa në zgjedhjet e shkurtit pati pasur pak rënie, në 42.3 për qind, kurse mbrëmë ende pa u llogaritur edhe votat me kusht dhe ato të diasporës shkoi në 49.28%.

Por LDK-ja është ajo e cila mbrëmë pati një rënie drastike.

Më 2021, LDK mori 12.73%, kurse në shkurt mori 18.27% ndërsa mbrëmë doli me vetëm 13.58%, transmeton lajmi.net.

Në vitin 2021, PDK mori 17.01% ndërsa në shkurt pati rritje në 20.95%. E mbrëmë PDK-ja mori 20.99% duke qëndruar kështu në një përqindje thuajse të njëjtë.

AAAK-ja e cila në vitin 2021 mori 7.12%, në shkurt arriti t’i marrë 7.06%. Në zgjedhjet e mbrëmshme AAK-ja doli me 5.09%.

Lista Serbe qëndroi thuajse njësoj, më 2021 pati 5.09%, në shkurt 4.26% e mbrëmë 4.79%./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz