back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmePrioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Prioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Të ngjajshme

Disa arsye pse duhet të pini ujë të ngrohtë

Konsumimi i rregullt i ujit të ngrohtë ose të...

Parashikimi i Blerim Velës: Dalja afër 900 mijë votues deri në mbyllje të vendvotimeve

Ish-këshilltari i presidentes dhe njohësi i proceseve elektorale, Blerim...

Haradinaj thërret konferencë për media pasi të mbyllen qendrat e votimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave, thotë se prioritet kryesor për Qeverinë e re, që pritet të dalë pas zgjedhjeve të sotme, duhet të jetë riparimi i besueshmërisë me partnerët kryesorë ndërkombëtarë, si: SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson nevojën për një koordinim të disiplinuar, sidomos në fushat e sigurisë dhe dialogut me Serbinë, për të çuar përpara agjendën e Kosovës.

Në anën tjetër, Ilir Deda, ish-deputet, thotë se Qeveria e ardhshme duhet të fillojë menjëherë bashkëpunimin me shtetet e Quint-it për tema të bllokuara, si: anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe zbatimi i Asociacionit funksional për komunat me shumicë serbe.

Deda gjithashtu rendit si prioritet ndërtimin e një pakete socio-ekonomike për të stimuluar sektorin privat dhe rritjen e të ardhurave për qytetarët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz