back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeQytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten –...

Qytetari shqyen fletëvotimin në Prizren, nuk u lejua të asistoj bashkëshorten – shoqërohet në Polici

Të ngjajshme

Radoniqi: Jemi njoftuar për rastin e kryetares së Ranillugut dhe shkeljet tjera, por me këto raste nuk merremi ne

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi është deklaruar...

Zëdhënësi i VV’së del me thirrje disa orë para mbylljes së kutive!

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosjes” ka bërë thirrje që të...

Prioritetet e pritshme të Qeverisë së re të Kosovës sipas analistëve

Lulzim Peci, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Shtyhet takimi Trump-Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe delegacioni i tij mbërritën...

KOSTT thotë se sistemi elektroenergjetik i Kosovës është stabil

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në një qendër votimi në Prizren, konkretisht në shkollën “Mustafa Bakija”, ku një qytetar i moshuar ka dëmtuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.

Reagimi i qytetarit ka ardhur pasi komisioni zgjedhor nuk i ka lejuar atij që të asistojë bashkëshorten e tij gjatë votimit, çka ka shkaktuar revoltën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore kanë reaguar menjëherë për të menaxhuar situatën.

“Qytetari është shoqëruar në stacion policor dhe aktualisht po intervistohet. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit do të vendosen hapat e mëtejmë ligjorë,” ka deklaruar Bytyqi për lajmi.net.

Sipas Policisë, gjendja në qendrën e votimit është stabilizuar dhe procesi zgjedhor po vazhdon pa pengesa./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz