back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeBedri Hamza voton në Mitrovicë: “E përmbusha obligimin qytetar, ftoj të gjithë...

Bedri Hamza voton në Mitrovicë: “E përmbusha obligimin qytetar, ftoj të gjithë të votojnë”

Të ngjajshme

Semenyo dëshiron transferimin tek Manchester City para vitit të ri

Ylli i Bournemouth, Antoine Semenyo, synon që transferimi i...

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia...

Deri në orën 13:00 kanë votuar mbi 325 mijë qytetarë

KQZ ka përditësuar numrin e votuesve në 87.72 përqind...

Cristiano Ronaldo fiton çmimin e madh në Arabi

Cristiano Ronaldo po kalon një sezon fantastik në Arabinë...

Kandidati për Kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2025.

Përmes një deklarimi publik, Hamza tha se ka votuar si kandidat, si prind dhe si qytetar, duke theksuar përgjegjësinë që ka vota në demokraci.

“Sot, ne e përmbushëm obligimin qytetar. Votova si Kandidat për Kryeministër, si prind dhe si qytetar, me besim në të ardhmen e vendit tonë. Vota është përgjegjësi dhe themel i demokracisë”, u shpreh Hamza.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime, duke theksuar se vendi ka nevojë për qeveri që bashkon dhe sjell zhvillim.

“I ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë për një qeveri që bashkon, garanton stabilitet, zhvillon ekonominë dhe punon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shtoi ai.

Procesi zgjedhor po vazhdon në gjithë vendin./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz