back to top
Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeKQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit...

KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën e Kosovës

Të ngjajshme

Aksident fatal me varkë, vdes trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij

Fernando Martin, trajner i Valencia CF Femenino B, ka...

Memli Krasniqi: Dilni dhe votoni me përgjegjësi, shpresë dhe besim

Memli Krasniqi bashkë me bashkëshorten e tij, Melizën, kanë...

Përleshje mes votuesve në Zhegër, ndërhyn Policia

Disa qytetarë janë përleshur verbalisht në shkollën “Agim Ramadani”...

Dimal Basha voton në Ferizaj: Sot është ditë festë për demokracinë

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha,...

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në konferencën e parë për media për ditën e sotme, njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

“Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë dhe, sipas informatave që kemi, procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Republikën e Kosovës,” tha Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, brenda vendit kanë të drejtë vote 1,999,204 qytetarë, ndërsa jashtë Kosovës mundësi për të votuar kanë 77,086 votues.

Procesi zgjedhor në territorin e Kosovës do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime.

KQZ ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, duke marrë pjesë në zgjedhjet për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz