back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeDelegacioni i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë për monitorimin e zgjedhjeve

Delegacioni i Këshillit të Evropës vjen në Kosovë për monitorimin e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Haradinaj premton dyfishim pagash dhe pensionesh

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti sot tubimin...

100-shi i PDK-së, Mergim Lushtaku fiton mbështetje masive, mesazh i fortë për unitet

Mergim Lushtaku po vazhdon të marrë përkrahje të gjerë...

Aliu entuziast, pas tubimit përmbyllës të LDK-së

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu,...

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj, është dhunuar barbarisht ditën e djeshme...

Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër, qytetarët kërkojnë ndryshim

Kandidatja për deputete, Blerta Deliu tha se ditën e...
- Advertisement -

Një ekip prej gjashtë anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Yunus Emre nga Turqia (SOC), do të vizitojë Kosovën nga data 27 deri më 29 dhjetor për të monitoruar procesin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit, delegacioni do të zhvillojë takime me liderë dhe përfaqësues të partive kryesore politike, përfshirë ato që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, raporton lajmi.net

- Advertisement -

Po ashtu, janë paraparë takime me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore, si dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe mediave.

Delegacioni i PACE do të ndjekë nga afër edhe procesin e votimit që do të zhvillohet më 28 dhjetor. Ndërkohë, gjatë kësaj vizite do të ofrohet edhe mbështetje ligjore nga një ekspert i Komisionit të Venedikut, organ këshillëdhënës ligjor i Këshillit të Evropës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz