Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar policia, e cila e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Miran Hajra”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha policia.


